Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për kultivim kanabisi.

Në operacion janë sekuestruar: 4 armë zjarri, 1 armë gjuetie, 11 telefona celularë, municione dhe janë asgjësuar 120 rrënjë kanabis sativa.

“Koka” e grupit mësohet se është shtetasi Lulzim Cullaj I cili ka një biznes të lendeve drusore në Sauk.

Përsonat e tjerë të arrestuar janë Dashamir Hasanaj 34 vjeç, Xhemal Hidri 32 vjeç, Kadri Gjoshi, 32 vjeç, Erdit Muca, 21 vjeç, Gert Gjoshi, 36 vjeç, Alfred Muca, 31 vjeç.

Keta shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Nga  kontrolli  i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet  të jenë edhe autorë të  tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *