Kronikë
Drogë e fishekë luftarakë, policia aksion në Shkodër

Rreth 51 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një sasi fishekësh luftarakë, janë sekuestruar këtë të enjte nga policia në Shkodër.
Në kuadët të operacionit “Pult”, është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve K. L. 27 vjeç dhe M. L. 24 vjeç, të dy banues në fshatin Plan, Shkodër.
Gjithashtu si rezultat i të cilit, gjatë kontrolleve të ushtruara në ndërtesat e pa banuara në fshatin Plan, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 51 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 100 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një telefon celular.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




