Qëndrimi në shtëpi për të ulur rrezikun e infektimit nga covid 19 dhe distancimi social, ka edhe anët engative. Shumë vende të botës kanë regjistruar një rritje të konsumit të alkolit dhe të drogërave. Konsumi i tyre u rrit ndjeshëm edhe pas raportimeve të disa teorive se alkooli lufton koronavirusin.

Informacionet e rreme detyruan organizatën botërore të shëndetit të paralajmërojë se “në asnjë rrethanë, nuk duhet eprdorur asnjë lloj alkooli si mjet për të parandaluar apo për të trajtuar Covid 19, dhe se konsumi idobëson sistemin imunitar.”

Kanadezët mbajnë rekordin e konsumit të alkolit që kur vendi shtrëngoi masat e distancimit social. Sipas nje studimi një e katërta e qytetareve të moshës 35 deri 54 vjeç, dhe një e pesta e moshës 18 deri 34 vjeç thonë se kanë rritur konsumin e tyre të alkoolit për shkak të stresit dhe ankthit.

Ky trend është vënë re edhe në Europë.

Në Britaninë e Madhe, ndryshimi i rutinës dhe izolimi në shtëpi mes stresit dhe ankthit , ka  bere qe edhe te rinjte te kosnumojnë alkool.

“Vura re që të konsumosh alkol në fund të ditës u kthye në diçka normale. NUk kasha pse zgjohesha herët për në punë. Në fillim kur nisi karantina unë po konsumoja shumë e më shumë alook. Mendoj se këto element në përpjekje për të minimizuar stresin me një gotë alkooli, për mua ishte më e mërzitshme se asgjë tjetër. Pas dy javësh në këtë rutinë kupotva që nuk ishte diçka që unë e doja. Ju mund te pini diçka tjetër përveç alkolit”

Sipas një studimit të “Alkool Change“mbi 1 e 4 e të rinjve, kanë rritur konusmin e alkoolit që kur Qeveria e  Boris Johnson vendosi kufizimet e lëvijzjeve për shkak të virusit. Shitjet e alkoolit por edhe të drogërave , u rritën me 31 % në muajin mars.

Megjithse qeveria mbylli baret e klubet e natës, shumë britanikë kanë shpërfillur masat duke vazhduar me frekuentimin e tyre, e një pjesë tjetër kanë konsumuar alkool dhe droge në shtëpitë e tyre.

Një shqetësim tjetër serioz është se mbyllja në shtëpi ka dëmtuar seriozisht shëndetin mendor të miliona fëmijëve në mbarë botën. Shumë prindër kanë raportuar se fëmijët e tyre po bien pre e abuzimeve dhe bullizmit në rrjetet sociale, përdorimi i të cilëve është rritur ndjeshëm gjatë periudhës së karantinës.

Europol paralajmëroi se ka një aktivitet të shtuar në internet, nga ata që abuzojne em femijet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *