E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Drogë dhe kanabis në Skrapar

14600 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa u asgjësuan në Skrapar, ndërsa në pranga ranë 11 persona. Bimët u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrenjë. Sipas policisë, të dyshuarit u kapën në flagrancë teksa mbillnin drogën. Burime nga policia e Beratit, bënë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në kasollet e ngritura në këto parcela, u gjetën dhe sekuestruan 140 kg marijuanë, si dhe dy armë zjarri automatike. Kanabisi ishte mbjellë në tokë pa pronare, ndërsa kanë qenë banorët ata që sinjalizuan se 3 kasolle ishin ndërtuar në pyll dhe se vëreheshin lëvizje të shumta automjetesh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë