Drogë dhe armë/ Policia kreh Vlorën, emrat e 7 të arrestuarve
Ndalohen 7 persona e shpallen në kërkim 3 të tjerë në kuadër të operacionit të kodyuar “Vjeshta” në 5 njësi administrative të Vlorës.
Pas arrestimit të vëllezerve Basho në Selenicë, FNSH dhe policia e Vlorës ka ndërmarrë një operacion të madh pas hetimeve të muajve te fundit ku ka pasur dyshime për kultivim drogë në disa zona të Vlorës.
Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë.
Me poshte lista e shtetasve te arrestuar:
Çerçiz Velaj, 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.
Enton LIkaj, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë.
Daniel Nikaj , 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë.
Altiv Veizaj 27 vjeç, banues në Vlorë.
Antonio Veizaj 37 vjeç, banues në Vlorë.
Marjo Veizaj 22 vjeç, banues në Vlorë
Romeo Likaj 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).
- Janë sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.




