Kronikë
Droge dhe armë në Cakran, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi janë kapur me 57 kg kanabis, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘Cakrani’, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me inicialet N. D., 61 vjeç, dhe J. D., 47 vjeç, të dy banues në Cakran.
Reklamë
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




