E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Drogë, armë dhe municion në banesë/ Arrestohet në flagrancë i riu në Vlorë

Bien në pranga një person në Vlorë, pasi u kap në flagrancë me drogë, armë zjarri dhe municion luftarak.

Arrestimi i tij u krye pas operacionit të koduar “Befasia”.

Reklamë

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë, në banesën e tij shtetasi A. Dh., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë