Televizioni britanik “Channel 4” ka filmuar një udhëtim të çmendur përgjatë Mesdheut me kroçerë. Në këtë udhëtim nuk kishte limite për asgjë.
“Daily Mail” shkruan se aty më lehtë gjeje drogë se sa një pije. Ndërkohë nga fotot dhe videot e publikuara vihen re persona që kishin abuzuar me pijen. Ata shihen të shtrirë nëpër korridore si dhe nuk mungonin as orgjitë në të gjithë anijen.

 

 

 

Madje pasagjerët pretendonin se mund të blinin lehtësisht doza kokaine me vlerë 300 euro. “Ishte një eksperiencë me të vërtetë e neveritshme”, kështu është shprehur një pasagjer që ka paguar 1400 paund për udhëtimin 5-ditor.

 

 

Ai ka treguar se në kroçerë u organizua një festë gjigande, ku pas saj të gjithë përfunduan të alkoolizuar. Gjithashtu shton se ke kishin detyruar që të paguante 1200 paund për një pije alkoolike, por pa e marrë fare atë.

 

 

Por ka edhe nga ata pushues që nuk e kanë duruar më udhëtimin dhe janë larguar nga anija sapo kishin mbërritur në Ibiza. Një person ka treguar se ai së bashku me disa miq kanë refuzuar që të ktheheshin në shtëpi me atë kroçerë./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *