Drogë, 160 mijë euro dhe armë: Policia bastis restorantin në Korçë, arrestohet pronari

Një person ka rënë në pranga në Korçë gjatë një operacioni policor mbrëmjen e djeshme.
Burime për vizionplus.tv bëjnë me dije se i arretsuari është shtetasi R.K., i cili ra në pranga në lokalin e tij në Boboshticë.
Atij i është gjetur drogë, armë të ftohta dhe municione luftarake gjatë kontrollit policor. Gjithashtu janë sekuestruar 160 mijë euro.
“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë së Korçës, në kuadër të megaoperacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, si dhe i punës së pandërprerë të inteligjencës policore, kësaj here për një lokal në fshatin Boboshticë, ku kryheshin disa krime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mix”.
Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga pronari i këtij lokali, shtetasi R. K., 56 vjeç, banues në fshatin Boboshticë.
Nga kontrollet në lokal, u konstatua se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje drogash të forta (heroinë dhe kokainë), në doza. Gjithashtu, se ishte përshtatur për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit“, njofton policia. /vizionplus.tv
/vizionplus.tv




