Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka përcjelle ne Samitin e Partisë Popullore Europiane shqetësimin e Partisë Demokratike, per nivelin e kultivimit te drogës ne Shqipëri. Sipas kryetarit te demokrateve, alarmi per drogën ka kapërcyer tashme kufijtë e Shqipërisë dhe eshte ne qendër te vëmendjes se faktorit ndërkombëtar.

“Prova për këtë nuk janë vetëm artikujt e njëpasnjëshëm në mediat botërore, provë për këtë është shqetësimi i jashtëzakonshëm që zuri ky problem në Samitin e Partive Popullore Europiane. Problemi i drogës, i krimit dhe i lidhjes së këtyre problemeve me politikën janë tashmë në qendër të vëmendjes së Bashkimit Europian.  Zgjidhja e këtij problemi kërkon vullnet politik, vullnet politik të cilin Partia Demokratike, opozita, unë e kam, prandaj kërkojmë mbështetjen për të organizuar, për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Sipas Bashes, problematika e krijuar nga droga po rrezikon rikthimin e vizave per shqiptaret.

“Përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Partia Demokratike, alternativa që ne përfaqësojmë do ti japë zgjidhje përfundimtare dhe të shpejtë këtij problemi më qëllim që të mos rrezikohen aspekte të tilla të ndjeshme për shqiptarët siç është lëvizja e lirë. Një të drejtë që mezi e fituam pas sakrificave dhe një punë të jashtëzakonshme dhe që sot padyshim vihet në rrezik nga karteli i drogës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare të Edi Ramës.”

Per Bashen, situata e krijuar eshte pasoje e lidhjeve te kryeministrit Rama me persona me rekorde kriminale. Per kete arsye, nuk po zbatohet as ligji i dekriminalizimit, pasi qeveria ka nje projekt per t’i përdorur kriminelët dhe trafikantët per te vjedhur zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *