E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Droga në Skrapar, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për administratoren Edlira Lame dhe Muhamet Kadiun, të cilët dyshohet se kthyen biznesin e fasonerise ne një laborator të mirëfilltë droge ne Vlush të Skraparit. Dhjetë ditë para zbulimit të laboratorit të kanabisit, uniformat blu mundën të kapin një sasi prej 1.2 ton drogë në fshatin Lapan. Gjatë vijimit të operacionit u arrit të zbulohej baza e tharjes së bimës narkotike. Lame dhe Kadiu u përpoqën të largonin nga magazina pajisjet e laboratorit të tharjes, por  u prangosën. Para togave të zeza, te arrestuarit mohuan akuzat e përfshirjes në rrjetin e narkotikëve, por sipas Prokurorisë këtë aktivitet ata dyshohet se e kryenin prej 3 vitesh.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë