E martë, 22 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Droga në Rrëshen, 22 persona në pranga

4.2 ton hashash është sekuestruar nga policia gjate operacionit Befasia ne Rrëshen. Forcat e rendit përfunduan peshimin e lendes narkotike qe ishte ne proces tharje ne punishten ku u arrestuan ne flagrance 22 persona, mes tyre edhe 9 gra qe po procedohen ne gjendje te lire. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim pronarin e magazinës,44 vjecarin Kastriot Reçi. Kjo magazinë që dikur shërbente si pulari ne Rrëshen, prej kohësh ishte kthyer nga trafikantët në laborator te mirëfillte per përgatitjen e kanabisit përpara se ai te përfundonte ne treg. Edhe pse ndodhet vetëm 300 metra larg qendrës se qytetit, është konstatuar nga policia vetëm te mërkurën. Dyshimet kane lindur pas informacioneve për lëvizje të shpeshtë furgonësh pranë ish-pularisë. Zyrtarisht  policia konfirmon se është zbuluar një magazine brenda se cilës është gjetur një sasi e madhe kanabisi ne proces tharje. Banore te zonës mësohet tu kenë thene uniformave blu se e gjithë ambienti prane ish pularisë ruhej me roje. Operacioni i koduar “Befasia” u zhvillua në bashkëpunim mes Policisë së Lezhës dhe Forcave te Ndërhyrjes se Shpjete te nisura nga Tirana. Ne total gjate ndërhyrjes ne Rrëshen u angazhuan 100 forca policie. Në këtë operacion është shmangur policia lokale nga frika e dekonspirimit pasi ajo fillimisht mohoi te kishte droge.

Më shumë video

Reklamë