E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Droga në ngarkesën e duraluminit, policia publikon pamjet e operacionit

Policia e Vlorës publikoi ketë të mërkure pamjet e drogës së kapur të martën ne portin e Vlorës.

 

Trafikantet ishin kujdesur që ta fshihnin lenden narkotike në brendësi të kanatave të 9 dritareve duralumini, te cilat po i transportonte me një kamion tip “mercedes benz”.

 

Reklamë

Pas peshimit të lendes narkotike nga uniformat blu, sasia rezultoi 79 kg, ndërsa janë vene ne pranga dy persona. Arben Kamberaj, 49 vjeç dhe Irakli Myrto, 48 vjeç . Ata u arrestuan teksa prisnin që të fusnin kamionin ne tragetin e linjës Vlore-Brindisi.

 

Ndërkohë policia shpalli ne kërkim edhe një tjetër person, emri i të cilit nuk behet i ditur për shkak të hetimit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë