Blerim Norja, sipërmarrës turistik në qytetin e Durrësit, është i mendimit se këtë vit sezonit turistik në Shqipëri i ka munguar pushuesi nga Kosova. Një tendencë e tillë u sinjalizua që në pranverë. Por edhe më periudhën e pikut, trendi i vizitorëve nga shteti fqinjë ishte më i reduktuar.

Veçantia e këtij sezoni është se në Durrës 60% e mungesave na erdhi nga Kosova. Ky trend u ndje që në janar –maj në turet e pranverës, ku shumë pushues nga Kosova zgjodhën vendet europiane për shkak dhe të liberalizimit të vizave. Vërtet në numër mund të ketë patur më shumë turistë në vendin tonë si 7-mujorë, por mungesa e kosovarëve nuk u kompensua nga europianët.

Sipas Norjes kulmi i sezonit gjatë këtij viti ishte 15 korrik -30 gusht kur Durrësi u popullua nga shqiptarët e diasporës.

Ne kemi patur një ecuri të mirë me kontratat me parapagim. Por përveç tyre edhe turisti individual, ai që rezervon vet në platformat online në minutat e fundit, ka qenë prezent këtë sezon. Po të shohim marktetet e lagjeve në Durrës ato janë të populluar më turistë që vijnë në mënyrë individuale, që rezervojnë një apartament, por ky është ai turisti loë cost, që kërkon pushime ekonomike“, tha Norja – sqaroi Norja gjatë një interviste për emisioni “E-ZONE” në Vizion Plus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *