Subscribe

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi ligjin, qe i hap rrugën importit te mbetjeve te riciklueshme, ligji i pare ky qe anuloi qeveria Rama, kur erdhi ne pushtet.
Nismëtari Eduart Shalsi, u kujdes te shpjegoje qe ndryshimet e këtij ligji, nuk do te ndikojnë negativisht ne mjedis dhe se është e specifikuar qe do te importohen vetëm mbetje te riciklueshme. Per opozitën, fakti qe qeveria po kthehet tek ligji i 2013 është dëshmi e politizimit qe i ka bere kësaj çështje. Por edhe pse nuk ka te drejte vote, deputetja Mimoza Hafizi, mori pjese ne mbledhjen e komisionit, per te argumentuar pse e kundërshton këtë nisem. Sipas mazhorances, lejimi i importi te mbetjeve te riciklushme do t’i japë me shume frymëmarrje kësaj industrie, ne te cilen janë kryer miliona euro investime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *