Ambasadori amerikan, Donald Lu bëri një deklaratë të fortë, sa i përket mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë në vend dhe luftës së Policisë, kundër krimit dhe bandave. Ai tha se Vettingun në Shqipëri, e mbajnë peng 4 klane mafioze dhe 20 familje kriminale, teksa nuk ngurroi të përmendë edhe disa emra.
#DritaremeRudinën solli këtë të hënë në Vizion Plus, një analizë të asaj se ç’po ndodh në Shqipëri, me krimin dhe bandat. Kush janë 4 klanet mafioze dhe ku e ushtrojnë aktivitetin e tyre? Për këto e të tjera çështje, u zhvillua debati në studio, me të ftuarit: Fatos Klosi- ish shef i SHISH, Saimir Vishaj- avokat, Myslim Murrizi- deputet i PD, Endrit Brahimllari- deputet LSI, Julian Kasapi- gazetar. /dritare.net
Dritare- Katër klanet mafioze në Shqipëri





