Gjykata kundër krimit dhe korrupsionit ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest me burg” për Dritan Rexhepin, i cili u ekstradua nga Turqia të mërkurën, 8 janar.
Pasi u konfirmua masa, këtë të premte nisi edhe seanca gjyqësore për rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku Rexhepi akuzohet si urdhërues i krimit, pasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës, kishte grabitur afro 60 kg kokainë në Angli dhe nuk u kishte dhënë paratë grupit kriminal.
Lexo edhe :
Related Posts
I konsideruar si një nga kokat e trafikut të kokainës nga vendet e amerikës Latine në Europë, Dritan Rexhepi u arrestua në Turqi më 10 nëntor 2023.
Përveç vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prengës, Prokuroria e Përgjithshme e kishte kërkuar Dritan Rexhepin edhe për vrasjen e një polici në Fushë-Krujë në vitin 1998 si dhe të një pronari lokali.
Rexhepi në atë kohë vetëm 19 vjeç dyshohet se ishte vrasës me pagesë. Në vitin 2006 Rexhepi u arrestua në Tiranë, por u arratis.
Dy vite më vonë ai u arrestua në Holandë dhe u ekstradua në Itali ku ishte dënuar në mungesë për trafik droge, por edhe aty ai rriti të arratisej në 2011 së bashku me dy shqiptarë të tjerë.
Po atë vit ai u arrestua nga autoritet spanjolle për tu ekstraduar në Belgjikë pasi ishte i akuzuar për trafik droge.
Por edhe aty ai mundi të arratisej duke u shpërngulur në Amerikën Latine ku kontrolloi trafikun e kokainës drejt Europës./vizionplus.tv






