E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dritan Goxhaj padit Ulsi Manjën, ish-luftëtari i UÇK e akuzon ministrin e Drejtësisë për shpërdorim detyre

Ish luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili u arrestua më 31 korrik për llogari të Gjykatës Speciale, ka kallëzuar në SPAK ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja. Sipas tij, ai ka shpërdoruar detyrën në dy momente.

 

Reklamë

Goxhaj pretendon se Manja pranoi një letërporosi, pa u përcjellë praktika e ardhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës, me nënshkrimin përkatës të titullarit të saj.

 

Reklamë

Po ashtu, ministri nuk e refuzoi kërkesën për ekstradim drejt Hollandës, duke e ditur që shteti shqiptar nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi me këtë shtet.

 

Dritan Goxhaj u arrestua me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Sipas kësaj gjykate ai kishte bërë publik emrat e disa dëshmitarëve në disa dosje hetimore të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë