Subscribe

Dritan Dajti, i shpallur fajtor për vrasjen e 4 oficerëve të policisë 10 vite më parë në Durrës, i shpëton burgimit të përjetshëm.

 

Pas kaluarit të gjatë të dosjes Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i pranoi kete te premte kërkesën për gjykimin e shkurtuar, duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim.

 

Në korrik të 2014, pas një maratone prej 276 seancave gjyqësore, Dajti u dënua nga shkalla e parë me 4 burgime të përjetshme, vendim ky i cili u ankimua.

 

Pas rishqyrtimit të dosjes, apeli i krimeve të rënda e la vendimin në fuqi, ndërsa Dajti e çoi çështjen në gjykatën e Lartë. Kjo e fundit e riktheu edhe një herë në apel për shkelje procedurale.

 

Trupa gjykuese që i uli dënimin Dajtit, përbehej nga 3 anëtarë të Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe dy nga Vlora. Përkatësisht gjyqtarët Petrit Aliaj, Skënder Damini, Fuat Vjerdha, Aleks Nikolla dhe Lindita Hoxha.

 

Që prej 10 vitesh Dritan Dajti ndodhet në qeli dhe në mënyrë të vazhdueshme ai ka kërkuar gjykimin e shkurtuar, duke pohuar se në ngjarje ka qëlluar për vetëmbrojtje.

 

Në gusht në 2009-ës, pas një operacioni në plazhin e Durtësit për kapjen e Dajtit, mbetën të vrarë 4 oficerët e policisë, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.

 

Efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë ndërhynë për të arrestuar Dritan Dajtin, i cili ishte në kërkim pasi ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

 

Pas minuta pas masakrës me 4 efektivë të vrarë, Dajti u arrestua nga policia, ku kishte mbetur edhe vetë i plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *