Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh urimi për Kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

 

Meta shprehet shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve.

 

“Urime të përzemërta dhe shumë sukese z.Dritan Abazoviç për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi.

Shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.

Progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë”, thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *