Subscribe

Fustane princeshash, nga ato që të gjitha vajzat kanë ëndërruar apo kostume djemsh, njëlloj si në botën e përrallave, nga pasditja e kësaj të hëne ekspozohen në galerinë FAB dhe padiskutim disa prej tyre janë gati për t’u veshur në një spektakël. Ekspozita e katër studentëve që sipas profesorëve mund të quhen artistë nuk sjell një kod veshjeje vetëm për njerëzit, por edhe për qytetin. Dea është një nga emrat më të mirë dhe më premtues që tanimë ka dalë nga atelietë e këtij universiteti. Koleksioni i saj është vlerësuar si më i veçanti pasi ndërthur bukur klasiken me modernen. Kësaj ekspozite nuk i mungon edhe dizajni apo veshja e ndërtesave. Ky kod veshjeje për qytetin, klasikët, të rinjtë apo adoleshentët do të jetë i ekspozuar në Galerinë e Universitetit të Arteve nga pasditja e së hënës e përgjatë gjithë javës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *