Dita e dielë shpesh na vë në dilemë në lidhje me atë se çfarë duhet të gatuajmë.

 

Për këtë arsye living sjell pjatën perfektë të fundjavës.

 

Për këtë të dielë Living ka sugjeruar se pjata perfekte do të ishte ajo e filetave të pulës me salcë speci.

 

Më psohtë do të gjeni dhe përbërësit e pjatës.

 

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

4 fileta pule

2 speca të kuq, të prerë në kubikë të vegjël ose në rripa të hollë të gjatë

200 ml pana për kuzhinë + 3 lugë pana (do t’i përdorim në fund)

gjalpë, kripë e piper

 

PËRGATITJA:

Mishin e presim në copa të vogla, që i vëmë të skuqen në tigan me pak gjalpë. Kur të marrin pak ngjyrë nga të gjitha anët, shtojmë copat e specit. I përziejmë me lugë druri për pak minuta.

 

Shtojmë panën, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë për 20 minuta, duke i përzier herë pas here.

 

Përpara se ta heqim nga zjarri, shtojmë 3 lugët e panes që kishim lënë mënjanë dhe e shërbejmë me oriz të bardhë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *