Video · Kronikë
Drejtuesja e Prokurorisë se Tiranës, Imeraj mbrohet në veting me avokat nga Franca
Elisabeta Imeraj, drejtuesja e prokurorisë së Tiranës prej disa orësh po përballet me kolegjin e posaçëm të apelimit.
Seanca e kësaj të mërkure vjen pasi vendimi i KPK-së për të kaluar vettingun u ankimua nga komisioneri publik.
Imeraj ka kërkuar që të mbrohet nga një avokat i huaj nga Strasburgu.
Më heret, drejtuesja e organit të akuzës së Tiranës kaloi pastër shkallën e parë të vettingut.
Reklamë
Por pas kërkesës së OMN-së, komisioneri publik kërkoi nga kolegji i posaçëm i apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe të hedh poshtë vendimin e parë.
Sipas OMN-së, Imeraj duhet të rivlerësohet në të treja kriteret, si të pasurisë në lidhje me ish-burrin, pastërtinë dhe integritetin si prokurore.
Më shumë video
Reklamë




