Drejtues i fushatës së PD, Alfred Rushaj, ka komentuar paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama mbi takimet elektorale të Bashës, ku shfaqet mes turmës, duke shkelur masat antiCovid.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Rushaj u shpreh se Rama fajëson opozitën për çdo gjë negative që ndodh në vend, e për këtë asye, deklaratat e tij nuk merren seriozisht.

“Për kryministrin, çdo gjë të keqe në këtë vend e bënë opozita. Për kryeministrin, fajin e ka opozita për çdo gjë. Nuk është diçka që e marrim seriozisht. Mundohemi që të tregohemi të kujdesshëm.”

I pyetur se me cilin lider është ndier më komod, më Berishën apo Bashën, Rushaj nuk zgjodhi të jepte një emër, duke i vlerësuar që të dy.

“Unë kam qenë pjesë e administratës politike të PD që në vitin 2005. Do preferoja të konsiderohesha si një prurje që ka bërë një karriere normale në PD. Kam qenë shumë komod me Sali Berishën. Ka qenë kryeministër që vlerësonte argumentin, pavarësisht pozicionit që kishte bashkëbiseduesi. E vlerësonte punën, performancën. Edhe me zotin Basha, ndiehem komod.  Kanë të përbashkët faktin që duan të futen në detaje në atë çfarë komunikohet. Të dy janë shumë komodë. Nuk kam ndonjë të preferuar.  Është fushatë tërësisht atipike, ka sfidat e saj. Nuk na ka kapur të papërgatitur. Fakti që në nuk bëjmë dot takime masive është e vështire sepse kërkohet më shumë kohë. Nga ana tjetër, e bënë më të prekshme shqetësimin e qytetarit. Bëhet edhe një lidhje më e fortë për premtimet e së nesërmes.”

Rushaj ka zbuluar edhe disa detaje nga strategjia që do të ndiqet gjatë fushatës.

“Takimet derë më derë janë bazë e strategjisë së fushatës sonë. Nuk ka asgjë që mund ta zëvendësojë shtrëngimin e duarve. Kjo fushatë kërkon burime njerëzore të mëdha. Basha do të shkojë në çdo qytet e fshat. Mesazhi që përcjellim te qytetarët është i njëjtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *