Subscribe

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi shprehet se drejtori i shkollës-9 vjeçare në fshatin Stropckë të Pogradecit, Adriatik Haxhillari, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe do të marrë dënimin e merituar.

 

Kjo ngjarje, theksoi Kushi, tregoi rëndësinë dhe përgjegjësinë e lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollat tona, që sipas saj ndihmoi në identifikimin e rastit.

 

“Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe sigurisht do të marrë dënimin e merituar, sepse në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe. Por kjo ngjarje thekson rëndësinë dhe përgjegjësinë e lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollat tona, i cili ndihmoi që rasti të identifikohet, trajtohet dhe referohet në institucionet kompetente, duke parandaluar degradimin e mëtejshëm apo ndonjë rrezik të mundshëm abuzimi e dhune ndaj të miturve.   Detyrë e jona emergjente është forcimi dhe përmirësimi i këtij shërbimi, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit, komunitetin, institucionet dhe shoqërinë, për të parandaluar fenomene të tilla të rënda dhe krijuar një mjedis sa më të sigurt e miqësor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *