Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 April 2026
Vizion fokus

Sulmet izraelite në Gaza, raportohet për 5 viktima

Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh...

Pas humbjes në zgjedhje, Orban ofron dorëheqjen nga drejtimi...

Ministri izraelit: Nuk kemi asnjë pretendim territorial ndaj Libanit

E rëndë në Turqi, i moshuari sulmon nëpunësin në...

SHBA drejt refuzimit të ofertës së Iranit për paqe,...

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujeci në Lezhë, shpallet...

Trump: Teherani në kolaps, duan që SHBA të hapë...

Pronat u shtrenjtuan me 28%, një tjetër valë rritjeje...

“Sjellje çnjerëzore ndaj Metës”, Berisha: Të lirohet ish-presidenti. Seancat...

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë takohet me drejtorin e ICITAP

14 Janar 18:18

Gjatë takimit u diskutuan arritjet e programit që po implemntohet në sistemin e burgjeve në Shqipëri si dhe projektet e reja për mbështetje të vazhdueshme në fushën e sigurisë, rehabilitimit dhe riintegrimit.

Gjatë vizitës, Klevis Qose dhe Drejtori i Inteligjencës Korrektuese, Edlir Ajazi, zhvilluan një takim me Errol Etting, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Inteligjencës dhe Hetimeve të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese në Maryland.

Delegacioni i GDPA ishte pjesë e një vizite studimore të organizuar nga ICITAP, që përfshinte gjithashtu pjesëmarrjen në Konferencën Dimërore të Shoqatës Korrektuese Amerikane në Orlando, Florida. Kjo vizitë është pjesë e programit të financuar nga ICITAP për Njësinë e Inteligjencës Korrektuese në DPPM, si mbështetje dhe partneritet i vazhdueshëm me sistemin shqiptar të burgjeve dhe korrektimeve, mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit të SHBA.

Gjatë aktivitetit u diskutuan tema të tilla si siguria në burgje, programet rehabilituese, teknologjia informative dhe menaxhimi i institucioneve korrektuese.

Drejtori i Burgjeve Klevis Qose: Pata kënaqësinë dhe privilegjin të vizitoj Washington D.C., ku zhvilluam disa takime me rëndësi të veçantë për të ardhmen e sistemit të burgjeve në Shqipëri.

Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, na priti në një takim shumë produktiv, ku bashkë me William Sage diskutuam arritjet dhe sfidat e programit që po zbatohet në sistemin tonë. U përqendruam te projektet e reja që synojnë të përmirësojnë sigurinë, rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve.

Gjatë kësaj vizite, bashkë me Drejtorin e Inteligjencës Korrektuese në DPB, Edlir Ajazi, patëm nderin të takohemi me Errol Etting, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Inteligjencës dhe Hetimeve në Departamentin e Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese të Maryland-it. Ky takim ishte një mundësi për të shkëmbyer përvoja dhe për të diskutuar qasje të reja në fushën e inteligjencës korrektuese.

Vizita ishte pjesë e një programi studimor të organizuar nga ICITAP, që përfshinte edhe pjesëmarrjen në Konferencën Dimërore të Shoqatës Korrektuese Amerikane në Orlando, Florida. Ky program, i financuar nga ICITAP, është një shembull i shkëlqyer i mbështetjes së Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit të SHBA për sistemin shqiptar të burgjeve.

Temat e diskutuara përfshinin sigurinë, programet rehabilituese, teknologjinë informative dhe menaxhimin modern të institucioneve korrektuese. Këto përvoja dhe ide do të na ndihmojnë për të ndërtuar një sistem më efikas dhe njerëzor./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
burgjeve drejtopri Drejtori icitap Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sulmet izraelite në Gaza, raportohet për 5 viktima

më shumë...

Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi

më shumë...

Pas humbjes në zgjedhje, Orban ofron dorëheqjen nga drejtimi i partisë Fidesz

më shumë...

Ministri izraelit: Nuk kemi asnjë pretendim territorial ndaj Libanit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:39

Sulmet izraelite në Gaza, raportohet për 5...

6:12

Një shqiptar gjendet i vrarë në një...

6:04

A është vërtet më e vështirë për...

5:39

Pas humbjes në zgjedhje, Orban ofron dorëheqjen...

5:31

Ministri izraelit: Nuk kemi asnjë pretendim territorial...

5:29

“Me gjysmë kandidat nuk shkohet në Kuvend”,...

5:08

Rikonstruktohet rruga “Ramazan Shushku” në Shkozë, Ristani:...

5:02

E rëndë në Turqi, i moshuari sulmon...

4:52

SHBA drejt refuzimit të ofertës së Iranit...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:38

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujeci në...

4:24

Trump: Teherani në kolaps, duan që SHBA...

3:52

Çfarë ndodh kur fillon të plakesh?!

2:58

Pronat u shtrenjtuan me 28%, një tjetër...

2:55

“Sjellje çnjerëzore ndaj Metës”, Berisha: Të lirohet...

2:51

Gjykata nxjerr Beqajn nga “kafazi”, do qëndrojë...

2:42

Antentati ndaj çiftit në Lezhë! Gjendet një...

2:40

Marrëveshje SHBA-Shqipëri-Greqi për energjinë, Rama: Brenda këtij...

2:38

A po e teproni? Nutricionisti zbulon sa...

2:37

“Marrëveshje 20-vjeçare për gazin e lëngshëm natyror”,...

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë je...
  • Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen jashtë, çfa...
  • Urani te Binjakët sjell transformim për 7 vitet e ardhshme!...
  • Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë më kokë, kush u largua...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.