Genci Fejzollari, drejtor i burgut te sigurise se larte ne Drenove te Korçes eshte larguar nga detyra dhe ne vend te tij eshte komanduar ish-shefi i sigurise ne kete burg, Altin Gusho. Burime te siguruara bejne te ditur se Fezollari eshte derguar si drejtor i komanduar ne burgun e Rogozhines, kjo edhe pas ngjarjeve te fundit te ndodhura ne kete burg.

Fezollari ka qene i komanduar edhe ne burgun e Drenoves per nje periudhe gati 1-vjecare, por duket se eksperienca e tij e gjate ne pune, gati 25-vjecare, ka bere qe ai te dergohet ne Rogozhine si drejtor. Te njejtat burime bejne te ditur se nuk ka ndodhur asnje ngjarje ne burgun e Drenoves, e cila te kete bere te detyruar kete levizje, por vetem nevoja per nje drejtim me te mire te burgut te Rogozhines i ka detyruar autoritetet te çojne Fejzollarin si te komanduar ne kete burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *