Drejtoresha e Spitalit të Skraparit ka rezultuar e prekur me Coronavirus. Mësohet se drejtoresha e spitalit kishte shfaqur shenja të dukshme të infektimit dhe për këtë arsye ka kryer edhe tamponin. Mjekja kishte temperaturë të lartë,kollë të vazhdueshme dhe këputje trupore dhe gjendja e saj shëndetësore mësohet se nuk është stabilizuar ende. Ajo është e karantinuar në banesë,ku po merr edhe trajtimin mjekësor me medikamente dhe oksigjen.

 

“Pozitive” me  Covid-19 rezulton të jetë edhe një infermiere e Spitalit Skrapar,e cila punonte në turn me drejtoreshën e spitalit.

 

Pas konfirmimit “pozitiv” të testit të bërë,edhe infermierja është karantinuar,ndërkohë që nuk ka shenja të infektimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

 

Burimet zyrtare nga Drejtoria e Shëndetit Publik Berat dhe Drejtoria e Higjenës komfirmojnë se,është kryer dezinfektimi i ambjenteve të Spitalit Skrapar si dhe janë mbyllur për një periudhë 2-javore disa reparte të tij. Mjekët epidemiologë të DSHP Berat po punojnë për gjurmimin e rasteve të kontaktit mes mjekëve dhe infermierëve,ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 117.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *