Subscribe

Nuk ka asnjë kërkesë nga shteti holandez për rikthimin e vizave në hapësirën “Shengen”. Deklarata është bërë nga Drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj gjatë një inspektimi që ka kryer mesditën e dielës në Pikën Kufitare të Kakavijës.

 

“Aktualisht ne mund të themi që me masat që janë marrë ne kemi një ulje të shtetasve shqiptarë nga informacionet që kemi marre nga homologët tanë në lidhje me kërkesat e tyre për azil ne vendet e BE. Përsa i përket rastit të Holandës, ne nuk kemi pasur asnjë lloj problemi ose shqetësimi nga ana e tyre në lidhje me kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil. Sidomos për këtë periudhë nga janari deri në gusht që ne po flasim.”

 

Sipas drejtoreshës Hajnaj, policia shqiptare po bashkëpunon me palën holandeze për evidentimin e rasteve të shqiptarëve që jetojnë në Hollandë, të cilët janë përfshirje në veprimtari kriminale.

 

“Unë e theksoj edhe njëherë se përsa i përket kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në shtetin e Holandës ne nuk kemi pasur asnjë kontestim nga pala homologe, nga autoritetet holandeze në lidhje me këtë fenomen. Dhe përsa i përket pjesës së kriminalitetit të shtetasve shqiptarë në Holandë, unë theksoj edhe njëherë se Policia e Shtetit shqiptar bashkëpunon ngushtësisht me të gjitha homologet e veta, me misionet, atashetë që janë vendosur në Shqipëri, që mbështesin policinë shqiptare dhe janë të gatshëm për të ngritur grupe pune të përbashkëta hetimi, për të hetuar dhe goditur të gjitha këto grupe kriminale duke filluar që nga transfertat financiare të tyre e deri te konfiskimi i aseteve që ato kanë në Shqipëri”.

 

Gjithashtu Hajnaj u ndal edhe tek radhët e gjata që krijohen në në kufijtë tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ajo është shprehur se është pala greke ajo që ka shkaktuar vonesa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *