Subscribe

Komisioni i reformës ne drejtësi dhe Ministria e Financave kane gjetur gjuhen e kompromisit per pagesën e gjyqtareve dhe prokuroreve ne kuadër te reformës ne drejtësi. Pas negociatave qe kane vazhduar deri paraditen e se premtes, komisioni ka pranuar vërejtjet e Ministrisë se Financave per ulje te pagesës te magjistratëve. Dhe tashme me miratimin ne parlament te ligjit per statusin e prokuroreve dhe gjyqtareve, rroga bruto e një gjyqtari te shkalles se pare ne momentin qe fillon pune do te jete rreth 250 mije leke dhe do te aplikohet nje rritje prej 1% per çdo dy vjet pune deri ne 25 vjet. Ne muajin gusht Vizion Plus publikoi korrespodencën e plote mes komisionit te reformës ne drejtësi dhe Ministrisë se Financave ku kjo e fundit theksonte se gjendej në vështirësi të mëdha për të gjetur paratë për pagat e reja magjistratëve, pasi fatura ishte e papërballueshme. Sipas Ministrisë se Financave vetëm për rrogat dhe sigurimet shoqërore të 985 anëtare te institucioneve te drejtësisë, fondi vjetor që duhet të derdhte  buxheti i shtetit do te ishte 45 milion dollarë dhe nga përllogaritjet rezultonte se paga mesatare e një gjyqtari apo prokurori me sistemin e ri do te kapte shifrën e 330 mije lekeve. Ministria e Financave asokohe vuri alarmin edhe per pagesën mbi bazen e vjetërsisë, pasi një magjistrati që i afrohet viteve të fundit të punës, rroga i rritet për shkak të vjetërsisë me 2 milion e 470 mijë lekë të vjetra të tjera. Nga paketa prej 7 ligjesh qe duhet per te vene ne funksion reformën ne drejtësi, projekt-ligji per Gjykatën Kushtetuese është i vetmi draft qe ende nuk është shqyrtuar nga komisioni. Por  pavarësisht bojkotit te opozitës, maxhoranca konfirmon se do te mbylle miratimin e këtyre ligjeve te cilat do te votohen te enjten tjetër ne séance plenare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *