Subscribe

Nëse politika shqiptare ka një sfidë me gjithë kuptimin e fjalës për të përmbushur gjatë vitit 2016, padyshim që është reforma në sistemin e drejtësisë. Priten ndryshime thelbësore të Kushtetutës, do hartohen dhe rihartohen ligje. Qëllimi është që e gjithë paketa e ndryshime të miratohet pranverën e këtij viti. Mazhoranca nuk ka asnjë mëdyshje që drejtësia ka nevojë urgjente për reformim të plotë. Por jo thjeshtë miratim në letër të ndryshimeve në Kushtetutë apo të ligjeve organike, por siç tha kryeministri Rama, në daljen e fundit para mediave për vitin 2015, pasojat duhet të jenë tronditëse.
Prej një viti është punuar nga ekspertë të nivelit të lartë, me asistencën e juristëve të Ambasadës Amerikane dhe Misionit Euralius të BE-së, për përgatitjen e një drafti. Paketë e cila iu dërgua për mendim Komisionit të Venecias. Opozita nga ana e saj, pas shumë kontestimesh, konsideroi se opinioni i juristëve të Venecias, duhet të shndërrohet në udhërrëfyes për reformën. Basha ka garantuar se opozita do të votojë ndryshimet kushtetuese, nëse ato i përmbahen opinionit të Komisionit të Venecias. Qëndrim i cili u mirëprit nga krerët e mazhorancës. Reforma, shtysën me te madhe e ka ne mënyrë te veçante nga Ambasada Amerikane.
Pasi morën në duar opinionin e Komisionit të Venecias, palët nuk humbën kohë. Pak ditë para ndërrimit të viteve, u mblodhën për të vendosur piketat e punës, ekspertët e nivelit të lartë, atyre të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Partisë Demokratike, ndërsa takimi i radhës pritet te mbahet me 4 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *