Pa u mbushur ende nje jave nga vota unanime e 22 korrikut per miratimin e ndryshimeve kushtetuese duket se reforma ne drejtësi ka krijuar nje konflikt te ri. Maxhoranca dhe opozita kane nisur te akuzojnë njëra tjetrën per provokime dhe prishje te marrëveshjes. Gjithçka nisi te premten e 22 korrikut, kur te gjitha palët vendosen me konsensus qe sesioni parlamentar te mbyllje ne 25 korrik dhe 7 ligjet qe nevojiten per te kompletuar reformën ne drejtësi te shtyheshin ne shtator, edhe per shkak se opozita nuk ka qene pjese e hartimit te tyre dhe per me tepër ndryshimet kushtetuese te bëra ne minute e fundit per te siguruar konsensus duhet te reflektoheshin edhe ne këto drafte ligjore. Por ne fund te seancës se 25 korrikut drejtuesja Valentina Leskaj nuk lajmëroi mbylljen e sesionit, duke u dhëne nje argument zërave se parlamenti do te vazhdoje punën per te miratuar ligjet e reformës ne drejtësi. Burime pranë partive bëjnë me dije se ndërkombëtaret kërkuan qe deputetet te mos merrnin pushimet para se te miratonin ligjin e Vetingut dhe kjo kërkese vuri ne lëvizje Komisionin e posaçëm per reformën, i cili lajmëroi anëtaret e tij per nje mbledhje diten e mërkure ne mënyre qe te shqyrtohej draft i Vetingut per t’u miratuar kete jave ne séance plenare. Kjo lëvizje ka hasur ne kundërshtimin e opozitës, e cila se pari ka sjelle ne vëmendje marrëveshjen qe ligjet te diskutoheshin ne shtator, se dyti burime nga PD kane sqaruar se nuk mund te miratohet nje ligj kur ndryshimet kushtetuese, nuk kane hyre ne fuqi dhe ato hyjnë ne fuqi ne 11 gusht.
Ne kete situate ka ndërhyre edhe kryetari i kuvendit Ilir Meta, i cili nga Amerika ka deklaruar se do te mbledhë kuvendin ne rast se është e nevojshme. Te martën ne mbrëmje, partitë politike kane marre draftin e Vetingut te ripunuar nga ekspertet e EURALIUS dhe OPDAT e jane duke e shqyrtuar, e mbetet per t’u pare nëse kete jave do te kemi nje tjetër votim me 140 vota apo jo.





