Subscribe

Mazhoranca do të vazhdojë punën e saj për reformën në drejtësi. Garancinë e ka dhënë Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ku theksoi se ndryshimet kushtetuese do të bazohen në opinionin e Venecias. Qëndrimin e opozitës, kreu i qeverisë e ka vlerësuar si bllokues, për shkak të marrëdhënieve të saj në të kaluarën me drejtësinë. Sa i takon rrëzimit te dy ligjeve, Rama deklaroi se nuk mund te shkelet kushtetuta sa here do opozita. Gjatë mbledhjes së grupit, zhvilluar me dyer të mbyllura, Rama u ka kërkuar deputeteve socialiste te angazhohen gjate këtyre ditëve për të nxitur pjesëmarrje sa me te madhe te anëtarësisë së partisë ne referendumin e 9 prillit. Burimet thane për Vizion Plus, se kreu i qeverise është shprehur qe votimi i fundjavës është shume i rëndësishëm. Qëndrim ky i bërë publik nga nënkryetari i grupit të PS. Gjate mbledhjes 35 minuteshe te grupit parlamentar, kryeministri kërkoi angazhim me te madh te kryetareve te bashkive qe drejtohen nga socialistet për te nxitur dhe marre pjese ne shpërndarjen e titujve te pronësisë se tokës bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *