Reforma ne drejtësi është prioriteti nr 1 i qeverise amerikane ne Shqipëri. Kështu e ka shpjeguar ambasadori amerikan ne nje interviste per agjencinë “Birn” angazhimin e tij ne mbështetje te kësaj reforme. Diplomati Amerikan ka theksuar se reforma ne drejtësi është nje mundësi per te çliruar sistemin nga gjyqtaret e korruptuar dhe prokurorët që vjedhin paratë e qytetarëve.
“Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Ata na kanë thënë qartësisht se prioriteti numër një i Qeverisë Amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat e nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE.”
Edhe ne kete interviste ambasadori Donald Lu ka folur per armiqtë e reformës, duke kërkuar mbështetjen e liderëve politike duke pasur parasysh se shumica prej 93 deputetesh qe kërkon reforma ne drejtësi, mund te arrihet vetem nëse partitë kryesore bashkojnë votat.
“Tani është koha që liderët politikë të Shqipërisë të tregojnë kurajo përballë atyre që kërkojnë të pengojnë ose ulin efektin e kësaj reforme.”
Diplomati amerikan ka vene ne dukje se pas miratimit edhe zbatimi i kësaj reforme, do te jete nje proces i vështire e se shqiptaret nuk duhet te presin mrekulli.
“Verifikimi dhe largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve mund të marrë tre vite ose më shumë. Rekrutimi dhe trajnimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit për të kryer hetimet anti-korrupsion do të kërkojë më shumë se një vit. Krijimi i këshillave të caktimit të gjyqtarëve dhe organeve disiplinuese do të marrë disa muaj kohë.”
Por ndërsa konsensusi per reformën ne drejtësi duket ende i vështire per t’u arritur mes partive politike, Donald Lu përsërit se Shtetet e Bashkuara, nuk do te gjejnë qetësi, derisa ky proces te përfundoje.