Ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu, diplomati qe një dite me pare deklaroi se nuk do te gjeje qetësi derisa te përfundoje reforma ne drejtësi, ka zhvilluar sot nje takim me kryetarin e kuvendit Ilir Meta, qe zgjati si asnjëherë me pare plot 3 ore. Por edhe pse është e pazakonte një takim kaq i gjate i nje ambasadori me kryetarin e kuvendit Meta, asnjë prej protagonisteve nuk ka pranuar te japë komente rreth çështjeve qe janë biseduar. Vizita e ambasadorit tek zyra e Ilir Metës vjen pikërisht nje dite, pasi opozita vendosi te braktise punën per reformën ne drejtësi e kur qofte PD, qofte LSI folën per nevojën e nje zgjidhje politike per reformën ne drejtësi. Nga ana e tyre demokratet e bene te qarte se nuk do te bëhen pjese e komisionit derisa maxhoranca te pranoje nje zgjidhje per emërimin e anëtareve te institucioneve te drejtësisë, zgjidhje qe siguron pjesëmarrjen substanciale te opozitës. Dhe per ekspertin e nivelit te larte Enkelejd Alibeaj çdo proces për ndryshimin e Kushtetutës qe behet pa opozitën, nuk eshte reformim i sistemit te drejtësisë, por kapje e tij. Tryeza e eksperteve te reformës ne drejtësi eshte mbyllur kete mbrëmje me finalizimin e draftit te ndryshimeve kushtetuese. Ne tërësi jane rishikuar 58 nene, dhe dokumenti do t’i paraqitet Komisionit te Posaçëm Parlamentar. Edhe ne këtë komision, opozita ka bere te ditur se nuk merr pjese me argumentin se reforma po kryhet ne mënyre te njëanshme dhe ne këtë situate, maxhoranca pritet t’i dërgoje draftin Komisionit te Venecias per te marre vlerësimin përfundimtar.