E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 7 minuta më parë
Politikë

“Drejtësia”, nis shqyrtimi nen për nen

Komisioni i reformës ne drejtësi ka ndeshur mosmarrëveshjen e pare ne shqyrtimin nen per nen te draftit kushtetues. Qe ne nenin 3, qe ka te beje me dekriminalizimin, palët kane mbajtur pozicione te kundërta. Maxhoranca ne përputhje me opinionin e Venecias, ka votuar ndryshimin e nenit per dekriminalizimin duke shtuar fjalinë qe ndalimet te jene per nje periudhe te caktuar kohe. Por demokratet e kane kundërshtuar ndryshimin e nenit te miratuar ne dhjetor me konsensus duke theksuar se Venecia thotë vetëm se si rregull duhet te parashikohen afate. Ne fund te debatit, 5 deputete kane votuar pro e 5 kundër, por me qene se kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj ka vote dyfishe, ka kaluar ndryshimi i nenit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë