Këshilli i Rregullores dhe Mandateve i mbledhur te mërkurën, ka shërbyer qe palët te qartësojnë pozicionet e tyre, ne lidhje me procedure qe do te ndiqet per miratimin e reformës. PS këmbëngul qe per reformën ne drejtësi te ndiqet modeli i dekriminalizimit, qe nënkupton qe drafti nga Komisioni te shkoje ne seance per votim. Por PD kërkon zbatimin e rregullores se kuvendit qe parashikon procedure me te gjate per miratimin e ndryshimeve kushtetuese. E gjithë beteja per ketë çështje do zhvillohet te enjten ne konferencën e kryetareve, i cili është organi qe përcakton kalendarin e punimeve te Kuvendit. Sipas rregullores, ne rast se nuk gjendet konsensus ne konferencën e kryetareve, kalendari hidhet per votim ne seance, ku mbetet për t’u pare qëndrimi i LSI. Por mbledhjes se komisionit i ka paraprirë paraditen e se mërkurës takimi Rama-Meta. Dy politikane kane diskutuar për çështjen e reformës për rreth një orë në zyrën e kreut të Kuvendit.