Subscribe

Reforma ne drejtësi duket se po shkon drejt dështimit e as telefonatat e ndihmës sekretares amerikane te shtetit Viktoria Nuland, nuk do te mund te sigurojnë votimin e saj. Shkëmbimi i telefonatave mes Uashingtonit dhe liderit te opozitës Basha e ish-kryeministrit Berisha, kane pasur dy momente te rëndësishme. Se pari, pozicionimin e ish-kryetarit te PD Sali Berisha si negociator me kërkesa te qarta, pozicionimin ky qe e ka vendosur para faktit te kryer kryetarin e PD Lulzim Basha e qe duket se do çoje ne dështimin e reformës.
Se dyti ajo qe vihet re është kërkesa e Berishës per vendet e rezervuara, formule qe parashikon qe anëtaret e institucioneve te drejtësisë te përzgjidhen 2 nga mazhoranca, dy nga opozita e nje nga shoqëria civile.
Pikërisht ne ditën kur lideri i mazhorances Rama njoftoi se është i gatshëm te pranoje votimin me 94 vota per anëtaret e institucioneve te drejtësisë, nje kërkese e hershme e demokrateve kjo, këmbëngulja e Sali Berishes per formulën e vendeve te rezervuara duket se e ben te paarritshëm kompromisin. Kjo pasi e gjithë reforma ka pasur ne fokus qe politika t’i mbaje duart larg gjyqësorit e ne kete rast ndërhyrja e politikes legjitimohet dhe thelbi i reformës ne drejtësi zhbëhet.
Ne njoftimin e shpërndare nga zyra e shtypit pranë ish-kryeministrit Berisha per bisedën me ndihmes sekretaren amerikane te shtetit Nuland; behet e qarte se Berisha i ka numëruar 3 kërkesat e opozitës per votimin e reformës; e para ka te beje me vendet e rezervuara, e dyta me thjeshtimin e arkitekturës dhe e treta per te votuar se bashku me nenet e reformës ne drejtësi, edhe nenin per votimin dixhital biometrik. Ky konfigurim i skenës politike dhe lëvizjet e fundit te opozitës te lene te kuptosh se telefonatat e Nuland me Berishën e Bashen nuk do t’ia arrijnë qëllimit; qe mes palëve te kete kompromis e reforma ne drejtësi te votohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *