Subscribe

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, do të tentojë të bindë kreun demokrat Basha, për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi. Ai deklaroi se fton liderin e opozitës në një takim, por duke përcaktuar fillimjavën e ardhshme si afatin final, pasi koha për miratimin e reformës nuk pret. Kryeparlamentari theksoi rëndësinë e reformës, për fatin e procesit të integrimit të vendit. Por, i pyetur se çfarë mund t’i ofrojë opozitës më shumë se kryeministri Rama, Meta evitoi përgjigjen konkrete. Kreu i Kuvendit Meta nuk komentoi akuzat e fundit që kreu i qeverisë dhe ministri i Brendshëm, ka bërë në adresë të gjykatësit që vendosi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Por tha se nuk do dëshironte shkëmbime akuzash mes përfaqësuesve të institucioneve. Më herët, kryetari i Kuevndit ka pritur në zyrën e tij ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së Donald Lu dhe Romana Vlahutin, në vijim të përpjekjeve të tyre për gjetjen e kompromisit politik për miratimin e reformës në Kuvend, pasi opozita ka refuzuar të votojë një paketë, që sipas saj, lejon kapjen e sistemit nga mazhoranca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *