Subscribe

Nga takimi rajonal për luftën kundër terrorizmit kryeministri Rama tha se Reforma në Drejtësi i hap rrugën procesit të integrimit në BE dhe e shkëput vendin nga tranzicioni.

“Rruga e integrimit bëhet shpesh e mërzitshme. Kapitujt 23, 24 lidhen me drejtësinë, të drejtat themelore, ligjin dhe sigurinë. Edhe pse nuk kemi filluar zyrtarisht negociatat kemi kohë që kemi nisur rrugën e reformave. Me përmbylljen e reformës në drejtësi do bëjmë një hap de facto përpara edhe pse vendeve të tjera kanë hapur negociatat pa reformuar sistemin e drejtësisë. Këto do ishtin iluzione pa një sistem sigurie…Sfidat e fundit na bëjnë të diskutojmë rreth nevojës së sfidave të përbashkëta siç është edhe terrorizmi e ekstremizmi.”

Per ekstremizmin e dhunshëm kreu i qeverisë tha se e vetmja mënyrë për ta luftuar është bashkëpunimi mes vendeve.

“E vetmja mënyrë për tu mbrojtur është përgatitja për bashkëpunimi, parandalimi i shëndrrimit në terroristë të grupove dhe njerëzve që duan të shkojnë drejt kësaj gjendje…Ekstremizmi është një virus që mund të vritet, duhen strategji kundër tij.”

Per te parandaluar ekstremizmin, Shqiperia ka ne projekt futjen e lendeve fetare ne sistemin arsimor. Krahas kësaj nje projektligj i ri per kufijtë pritet te miratohet, ku parashikohen kontrolle dhe sanksione shtese per ata qe rekrutohen si luftëtarë te huaj ne vendet ne konflikt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *