Kryetari i Komisionit per Reformën ne Drejtësi Fatmir Xhafaj, ka lajmëruar se paketa kushtetuese per reformën ne drejtësi është gati javën e ardhshme. Ne fund te mbledhjes se Komisionit te Posaçëm per Reformën Xhafaj, ka sqaruar se këto dite ekspertet pritet te mbyllin amendamentet e fundit dhe drafti është gati qe te enjten tjetër te votohet ne parlament. Sipas Xhafes, ky është momenti qe te gjithë kampet politike te tregojnë se sa seriozisht e kane vullnetin per te miratuar reformën ne drejtësi. Por kjo mbledhje u be pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila ndodhet ne bojkot per shkak te përjashtimit te Sali Berishës. Me herët, nënkryetari demokrat i komisionit Eduard Halimi theksoi vullnetin e opozitës per te miratuar nje reforme ne drejtësi ne përputhje me rekomandimet e Venecias.





