Subscribe

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, tha se nga 800 dosje për procesin kalimtar të vettingut të prokurorëve e gjyqtarëve, janë përpunuar gjysma e tyre.

 

Deklarata e Felajt u bë pas vizitës së deputetëve të këtij komisioni në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, e cila ka një rol kryesor në procesin e vettingut.

 

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar verifikon nëse zyrtarët kanë apo jo lidhje me figura të krimit.

 

Pak ditë më parë kryetarja e komisionit të sigurisë tha se një pjesë e gjyqtarëve e prokurorëve kanë bërë transferta të dyshimta bankare, të dhëna që janë regjistruar nga drejtoria e pastrimit të parave.

 

Sipas ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Drejtoria e përgjithshme e pastrimit të parave bën kontrollin e llogarive financiare të njerëzve që do të kryejnë Vetting-un për 9 vitet e ardhshme, anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *