Subscribe

Per ambasadoren e BE ne Tirane, Romana Vlahutin, e cila u angazhua fort per miratimin e reformës ne drejtësi, kjo arritje konsiderohet nje shans per Shqipërinë per te ecur përpara ne rrugen e integrimit europian.

Ne nje interviste per Deutsche Welle, Vlahutin ka pranuar rrugën e mundimshme te negociatave per te mbërritur deri ne votimin e reformës ne kuvend dhe rendesine e zbatimit te saj.

Kemi përpara nesh detyra jashtëzakonisht të mëdha: duhet të ngrihen institucionet e reja dhe ekuilibri i pushteteve duhet rioganizuar, pushteti u kthehet njerëzve. Paketa e ndryshimeve kushtetuese të reformës sjell të tilla ndryshime që do të bëjnë të mundur ndarjen e përkryer të tre pushteteve: ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Vlahutin komentoi edhe zvarritjen e negociatave deri ne limitet e kohes se parashikuar.

Ka një përvojë në Shqipëri që njerëzit e tu duhet të jenë në një vend të caktuar dhe ti mund ta kontrollosh atë vend. Por nuk është kjo mënyra sesi funksionon demokracia. Gjyqësori dhe cilido pushtet në qeverisje nuk mund të jetë rob i një grupi që në thelb ruan dhe mbron vetëm interesat e veta. Kjo nuk ka lidhje me integrimin europian, me vlerat dhe standartet europiane.

Sipas Vlahutin, reforma do t’i hape rrugën vendit per te bere progres ne procesin integrues

Diçka shumë pozitive për ecurinë e reformës ne drejtesi, është se ajo mbulon kapitujt 23 dhe 24 të hapjes se negociatave. Pra, Shqipëria ka një shans. Mund të them për herë të parë në historinë e saj që për Shqipërinë koha mund të ecë më shpejt pasi ka humbur shumë kohë. Tani ka shansin të përshpejtojë gjithçka.

Ambasadorja e BE ka theksuar se është e rëndësishme qe reforma kyçe per vendin si ajo ne drejtësi, te realizohen ne partneritet mes forcave politike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *