Subscribe

Me pankarta në duar qindra njerëz marshuan në rrugët kryesorë të Prishtinës duke kërkuar drejtësi për gratë e dhunuara.

 

Protestuesit marshuan nga Ministria e Drejtësisë, për të vazhduar te Ministria e Punëve të Brendshme duke përfunduar para Kryeministrisë. Ata kërkuan  nga qeveria që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.

 

Protestuesit  me thirrjen “Kryeministër i ke duart me gjak”, hodhën bojë të kuqe drejt godinës së qeverise. Ata bënë thirrje që të shkarkohen të gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe policët që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet

 

I pranishëm në protestë ishte edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin e vrasjes se 18-vjeçares.

 

XHELAL SVEÇLA

MINISTER I PUNEVE TE BREDSHME

“Inspektim urgjent të të gjithave veprimeve të Policisë së Kosovës, si dhe kam krijuar grupin punese për vrasjen e Marigona Osmanit.”

 

Protestat vijnë pas rastit e vrasjes se Marigona Osmani, e cila u la e dhunuar rëndë nga bashkëshorti i saj në dyert e urgjencës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *