Lirimi nga burgu i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga Gjykata e Elbasanit  solli një sërë reagimesh nga mjedisi politik.

 

Ambasadoja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim pati reagimin më të fortë duke paralajmëruar  pasoja madje për një vendim të cilin e quajti zhgënjyes.

 

 “Këtu ne kemi hapur vetë këtë kuti të Pandorës sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësinë e qeverisjes së këtij vendi duke mbajtur këmbën tek kapaku i kësaj kutie për të vazhduar avazin e sa shekujve ku të pushtetshmit, të fuqishmit apo të mbrojturit e këtij vendi, asnjëherë nuk janë thirrur nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne. 100 herë të kthehesha mbrapa, do të bëja të njëjtën gjë. E kemi zgjedhur këtë rrugë tjetër dhe në këtë rrugë nuk ka asnjë kthim prapa dhe asnjë kompromis me askënd. Une personalisht e kam ditur që kjo nuk është një rrugë që do të mbarojë shpejt, rruga e një mandati apo dy mandateve, por e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë, deklaroi Rama nga Tirana aty ku ishte i pranishëm në turin e falenderimeve në kuadër të rezultatit mjaft pozitiv që PS mori në zgjedhjet e 14 Majit.

 

Ndonëse pa përmend ish njeriun e tij të besuar, Saimir Tahiri, ky qëndrim i Ramës ka brenda edhe një mesazh në lidhje me ngjarjen e ditës, që ishte lirimi me kusht i Tahirit, I dënuar pak kohë më patë me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *