E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Drejt përfundimit procesi i numërimit në Dibër, rezultati surprizë

Po shkon drejt përfundimit numërimi i kutive në qarkun e Dibrës. Kanë mbetur edhe 39 kutitë e fundit për t’u numëruar.

 

Partia Socialiste është kryesuese me 34.91% të votave. PD vjen e dyta me 29.21% të votave. LSI renditet e treta me 16.77% të votave. PDIU renditet e katërta me 16.1% të votave.

 

Në Dibër, ndahen 6 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 2 mandate; PD 2 mandate; LSI 1 mandat; PDIU 1 mandat. Mbetet surprizë se cila parti do të fitojë zgjedhjet në këtë qark pasi diferenca është shumë e ngushtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë