Subscribe

Gjenden prova biologjike në ambientet e brendshme të vilës së biznesmenit Nazmi Çangu, i cili u grabit dhe u dhunuan nga disa persona të armatosur disa ditë më parë.

Këto prova, të cilat janë dërguar për ekzaminin në laborator, pritet të çojnë hetuesit deri te identiteti i grabitësve.

Burime nga grupi hetimor konfimojnë se janë gjetur objekte me të dhëna biologjike, gjurmë gishtash, në mesin e tyre edhe një kapuç që dyshohet se i përket njërit prej grabitësve.

Për hetuesit, provat e grumbulluara në vendngjarje, do t’i japin drejtim zbardhjes dhe identifikimit të autorëve të krimit. Mësohet se autorët i njihnin mirë pronarët e banesës dhe kishin njohuri mbi shumën e madhe të parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *