Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Shqipëria ka marrë miratimin për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.
Lexo edhe :
Related Posts
Kryeministri theksoi rëndësinë e katër kapitujve të përfshirë në këtë grupkapitull, që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Postimi i Ramës:
SHQIPËRIA NUK NDALET
Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE
Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.
Kapitujt përfshijnë:
- Politikat e transportit (Kapitulli 14),
- Energjia (Kapitulli 15),
- Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),
- Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).
Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian.
/vizionplus.tv