E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Drejt falimentimit/ Protestë kundër mbylljes 15-ditore të bareve dhe restoranteve në Barcelonë

Mijëra punonjës u mblodhën në Barcelonë këtë të premte për të protestuar kundër mbylljes 15 ditore të bareve dhe restoranteve, vendim i lëshuar nga qeveria e Katalonjës, me qëllim frenimin e rritjes së rasteve me COVID.

Protestuesit u mblodhën përpara selisë së qeverisë në sheshin historik Sant Jaume. Disa prej tyre marshuan nëpër qytet, duke bllokuar trafikun.

Gjysma e restoranteve të Katalonjës mund të falimentojnë deri në fund të vitit nëse nuk mbështeten nga qeveria.

Me pak se 21,000 raste të diagnostikuara në 14 ditët e fundit, Katalonia është rajoni i dytë më i dëmtuar i Spanjës pas Madridit.

Vazhdo të lexosh