E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Drejt divorcit me Justin Bieber? Hailey Bieber vë “pikat mbi i”

Hailey Bieber ka hedhur poshtë thashethemet rreth martesës së saj me Justin Bieber pasi babai i saj Stephen Baldwin javën e kaluar ngriti shqetësime për mirëqenien e çiftit.

Thashethemet se ata janë në telashe janë ndezur mes fansave të tyre.

Modelja 27-vjeçare vendosi t’i përgjigjet asaj që shkruhej për martesën e saj me këngëtarin e njohur, në Instagram.

“ Storyt dhe thashethemet e vazhdueshme që shoh në TikTok janë 100% të gabuara. Të krijuara nga askund… ata vijnë nga vendi i iluzionit. Unë e di se mund të jetë argëtuese të ushqehesh me këto histori, por vetëm dije se ato janë gjithmonë të rreme, më vjen keq ta t’ju a prish. “, ka shkruar Hayley.

Reklamë

Babai i Hailey-t javën e kaluar ripostoi një mesazh në rrjetet sociale duke i kërkuar publikut të lutej për vajzën dhe bashkëshortin e saj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë